7 persona ishin të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Nea Ionia, ku mbeti i vrarë 39-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami. Protothema bën me dije deri më tani se ka identifikuar 4 nga 7 të përfshirët në ngjarje, e duke qenë se ka dyshime se janë larguar drejt Shqipërisë për t’i shpëtuar Policisë greke, kanë dhënë “ALERT” për të mos u larguar nga Shqipëria.
Viktima, i njohur dhe me emrin Sandri me profesion hidraulik, kishte shkuar në kafene për të parë një ndeshje të Ligës së Kampionëve me një shokun e tij, por nuk u kthye më kurrë në shtëpi. Sipas informacioneve, pas ngjarjes së përgjakshme banda famëkeqe “L Team” që kontrollon drogën dhe prostitucionin në qendër të Athinës. Banda “e ashpër” përbëhet nga të paktën tetë anëtarë, me origjinë shqiptare, me të kaluar kriminale “të rëndë” që kontrollojnë një klub të njohur në Sepolia, ndërsa disa prej tyre shfaqen si truproja.
Ka dyshime se grupi mban kontakte me policë që të “gozhdonin” lëvizjet e “kolegëve” të tyre në botën e krimit. Por ndërkohë që hetimet vazhdojnë, punonjësit e policisë që trajtojnë rastin e vrasjes së hidraulikut 39-vjeçar, po kqyrin si mjetin e zi që ishte parkuar jashtë kafenesë, ashtu edhe mjetin Mercedes Benz që u gjet mesditën e djeshme në zonën e Gizit. Të dy janë mjetet që u përdorën nga shqiptarët për t’u larguar nga vendi i krimit, ndaj dhe po kontrollohen me “lupë” për të marrë sa më shumë të dhëna lidhur me autorët e përfshirë në ngjarjen që tronditi Greqinë.

