Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn.
Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Një vit më parë, ata ishin pezulluar nga ish-kryedemokrati Basha, e ndërsa me firmën e Alibeaj janë përjashtuar nga grupi.
Më herët janë përjashtuar Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi dhe Luan Boçi. Pas përjashtimeve të fundit, ende nuk ka një reagim nga PD zyrtare. E para që reagoi ishte deputetja Flutura Açka e ka quajtur një marrëzi përjashtimin e deputetëve.

