Zgjedhja e Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka sjellë dhe reagime.
Ambasada Amerikane shkruan se e mbështesin zgjedhjen e Dumanit për të vazhduar reformën në drejtësi. Ambasada amerikane shton se SPAK duhet të vazhdojë të demonstrojë që askush nuk është mbi ligjin dhe se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Sipas ambasadës, reforma në drejtësi nuk është vetëm një kusht për anëtarësimin në BE, por është një kërkesë e drejtë e popullit shqiptar.
Kryeministri Edi Rama thotë se emërimi i Dumanit, bën që të gjitha akuzat se institucioni i SPAK është marrë peng nga qeveria, i ka marrë ‘era’. Ai shton më tej se tashmë do të flasë puna dhe rezultatet e kreut të SPAK.
Deputeti i Partisë Demokratike, shkruan se për shkak të garancisë së SHBA, ligji për strukturën e SPAK-ut është i vetmi nga paketa e Reformës në Drejtësi, i miratuar me konsensus PS-PD. Sipas tij, lufta reale pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet e vetmja shpresë që vendi të ecë përpara dhe shqiptarët të jetojnë si evropianë të vërtetë.
Altin Dumani mori 5 vota, duke lënë pas Edvin Kondilin me 4 vota dhe Adnan Xholin, i cili mori vetëm 1 votë.

