Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Atleticos të premten, Gil Marin pretendoi se Reali favorizohet nga gjyqtarët dhe ka krijuar një atmosferë që influencon te zyrtarët. Komentet e forta të Gil erdhën një ditë pas humbjes 3-1 të Atleticos në kohën shtesë ndaj rivalit, Real Madridit në ndeshjen e tyre çerekfinale të Kupës së Mbretit, të cilën Atletico e udhëhoqi për një orë derisa Rodrygo barazoi rezultatin në 1-1.

Carlo Ancelotti u përball sërish me polemikat rreth arbitrazhit në derbin e fundit ndaj Atletico Madridit, për Kupën e Mbretit. Italiani, megjithatë, iu përgjigj diplomatikisht pyetjeve në lidhje me kritikat e ashpra të rivalit, përkatësisht në lidhje me deklaratën e Ángel Gil Marín, shefi ekzekutiv i klubit ‘bardhekuq’ .

“Nuk e kam lexuar (deklaratën), por kam dëgjuar për të. Nuk dua të flas për këtë sepse kam karakterin tim dhe respektoj të gjitha mendimet”, tha ai në një konferencë për shtyp, duke gjuajtur në sistemin e pretenduar të Real Madridit për të ndikuar te arbitrat, siç sugjeroi menaxheri i Atlético.

Më pas ai u ftua të bënte një analizë personale të arbitrimit përballë skemave të supozuara korruptive: “Puna e arbitrit është shumë e ndërlikuar. Dukej se VAR mund të ndihmonte dhe, në këtë drejtim, nuk përmendet më për shembull pozicioni jashtë loje. Nga ana tjetër, gjithçka që nuk është objektive janë vendime që mund të shkaktojnë polemika”.

“Nëse e krahasojmë me vitet ‘80 apo ‘90, nuk ekziston. Në atë kohë kishte shumë korrupsion, ishte evidente, jo tani. Ndodhin gabime që të gjithë mund t’i bëjnë. Në përgjithësi, arbitrimi është përmirësuar shumë”,- përfundoi ai.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version