Nurihan Seiti, një nga anëtaret e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka kritikuar kryetarin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua (SPAK), Altin Dumani. Drejtuar këtij të fundit që raportoi në KLP, Seiti tha se presin më shumë rezultate, pasi SPAK nuk është më një institucion i ri. Ajo përmendi bashkëpunimin me të huajt dhe tha se SPAK ka burimet dhe emrat e nevojshëm për të dhënë më shumë rezultate. 

Pjesë nga fjala e Seitit: 

Atëherë, ju lutem, dua tu rikthehem dhe njëherë çështjes për të cilën ju ffolët sërish, Nuk dua të them më që jeni institucion i ri. Po bëni kohë tashmë që jeni krijuar. Unë e kam ndjekur dhe kam parë se çfarë pune është bërë, të gjithë presin rezulltate. Ju keni bërë dhe një kërkesë për një prokuror të përkohshëm. kemi mbetur ende me emra të përkohshëm. Atëherë, e para mendoj se jeni paragjykues dhe munmd të hapim garën që ju te vendosni emra anëtarësh siç duhet që ju të jeni komod dhe personi në fjalë gjithashtu. Dhe, ta theksoj, nuk është se nuk i keni numrat. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version