Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar vendimin e Apelit lidhur me drejtimin e Partisë Demokratike dhe më pas akuzat e kryedemokratit Sali Berisha për kryeministrin Edi Rama dhe jo vetëm. Në një prononcim për mediat në Fier, Balla tha se Partia Socialiste nuk merret me çështje të brendshme të partive të tjera.

“Isha i sigurt që s’do i shpëtoja një pyetjeje të tillë edhe pse nuk kemi komente për çështje të brendshme. Arsyeja tjetër që nuk dua të komentoj sepse vendimet e Gjykatave nuk diskutohen por zbatohen. Ju e dini që këto lloj vendimesh mund t’i japin vetëm Gjykatat. Duhet të kishte qenë vullneti i palëve brenda partisë që çështje të tillë ta kishte të bërë më parë. Kur këta akuzojnë se vendimi për të shpallur Non Grata Sali Berishën është marrë nga Rama ky është një turp i madh. Degradim i përditshëm i një force politike, të një politikani të vdekur. E vërteta është që këtu bëhet fjalë për një problem në familje,”- tha Balla.

Megjithatë ironizoi dyzimin e opozitës, duke u shprehur se: Kur del një vendim gjykate që u pëlqen, këta marrin në gojë të gjithë ata që dënohen. Tani që s’u pëlqen si ka mundësi që këtë vendim gjykate e kemi shkruar ne? Vendimi i Kushtetues para pak ditësh për çështjen e ushqimeve që t’i kontrollonim (që për ne ishte më i drejti) por gjithsesi këta e përshëndetën vendimin e Gjykatës? Si ka mundësi që atëherë nuk u mor ai vendim Gjykate në zyrat e kryeministrisë apo të Kuvendit? Prandaj duhet të kuptoni që këta kanë një problem shumë të madh, jetojnë në një realitet tjetër, jo në realitetin që zbatohen vendimet e Gjykatës.

Gjithashtu në fjalën e tij komentoi padinë që ka depozituar në SPAK, ndaj Berishës për shpifje.

“Unë ju thashë që, mocioni me debat do zhvillohet dhe u zhvillua. Ju thashë që këta s’mbajnë dot 24 prë debat. Ne kemi ekipin, kemi Ramën, kemi dhe një program për ta çuar përpara. Këta lidership hiç, debat jo e jo, program… Ju e patë, Berisha sulmoi familjen e kryeministrit. Pastaj ju më patë në SPAK që unë e kallëzova dhe ai nuk erdhi, se nga SPAKU ka frikë ai,”- tha Balla.

Dje,  Gjykata e Apelit vendosi dje rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë, por me një trupë gjykuese tjetër. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, edhe pse avokati i PD, Indrit Sefa tha se që të hënën do të nisë me procedurat me largimin e emrit të Bashës, e më pas me regjistrimin në KQZ.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version