Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erinda Skëndaj ka shprehur rezerva ndaj aplikacionit “Aktiv1st” të ngritur nga Partia Socialiste për të rritur aktivitetin në rrjete sociale të institucioneve të qeverisë.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Skëndaj u shpreh se ky aplikacion, nëse vërtetohet në rrugë gjyqësore se po u bëhet presion administratës për t’u regjistruar, atëherë kjo cënon garën zgjedhore me partitë e tjera.

Sipas Skëndajt, i takon edhe Komisionit Qendror të Zgjedhje për të parë nëse ky aplikacion dhe përdorimi i administratës publike përbën një shkelje të Kodit Zgjedhor.

Ervin Kukeli: Ka shumë diskutime për aplikacionin “Aktiv1st” i Partisë Socialiste. Si ju duket?

Erinda Skëndaj: Që të bësh një vlerësim të përgjithshëm të aplikacionit “Aktiv1st”, duhet më së pari ta shkarkosh atë. Unë s’mund ta shkarkoj, pasi çdo punonjës i organizatës ku unë punoj është i depolitizuar. Së dyti, duhet të kesh ankesë nga një qytetar që thotë se është detyruar të përdorë këtë aplikacion për qëllime të natyrës politike. Argumentet bazohen në indicie nga media.

Nëse punonjësit e administratës publike detyrohen që të shkarkojnë këtë aplikacion me qëllim që të pëlqejnë postime të caktuara të cilat bëhen nga institucione apo partia politike, presupozohet se ndaj tyre ushtrohet censurë dhe kufizohet liria e shprehjes. Nëse nuk e ushtron aktivitetin pëlqyes të postimeve, personat ndihen të kërcënuar me vendin e punës. Elementi i dytë që krijon problematika, është presioni i palegjitimuar për vijueshmërinë e punës.

Administrata publike duhete të jenë të depolitizuar. Elementi i tretë që krijon një problematikë, është konkurrenca e padrejtë në raport me subjektet e tjera zgjedhore. Presupozohet se ky aplikacion rrit  numrin e pëlqimeve për ministry të caktuara, dhe duke e rritur përmes një algoritmi të caktuar, bën që këto postime të jenë më të identifikueshme dhe më të zbuluara për një audiencë dhe publik më të gjerë. Kjo bënë që partia përkatëse jetë më e avantazhuar duke përdorur administratën publike në raport me subjektet e tjera zgjedhore. Cenon garën e ndershme me partitë e tjera duke përdorur burimet e administratës publike. Duhet të shikohet nga KQZ nëse cënon nenin 91 të Kodit Zgjedhor që ndalon pikërisht veprimtari të caktuara të lidhura me administratën publike.

Ervin Kukeli: Kryeministri vazhdon ta mbrojë këtë aplikacion njësoj si me patronazhistët. Duke marrë parasysh se në listën që është publikuar ka prokurorë dhe policë, a kemi shkelje në këtë rast?

Erinda Skëndaj: Nga kontaktet që kam pasur unë me njerëz të shoqërisë civile, në listë ka dhe punonjës të shoqërisë civile që rezultojnë në këtë listë dhe që regjistrimi është bërë pa dijeninë e tyre. Përsa kohë ka të dhëna të tilla, duhet ta marrim me rezervë faktin se secili prej njerëzve që ka shkarkuar këtë aplikacion identifikon njeriun poërkatës, apo është abuzuar me të dhënat e personave duke krijuar profile të rreme. Nëse do ishte vërtetë sikurse, njerëz që nuk e kanë shkarkuar por rezultojnë në databazë, atëherë cënon të dhënat sensitive të qytetarëve.

Ervin Kukeli: Kryeministri Rama u shpreh se do çojë përpara drejtësisë personat që publikuan të dhënat e aplikacionit. Prokuroria duhet të nisë një hetim?

Erinda Skëndaj: Sa kohë që ke të dhëna publike, të paktën referuar një ankese që ka bërë një nga organizatat e shoqërisë civile tek Komisioneri për të Drejtat e Informimit, që njerëz janë detyruar të shkarkojnë këtë aplikacion dhe të fusin të dhënat e tyre, hetimi duhet të jetë prerogative i prokurorisë për pjesën e detyrimit dhe presionit që i ushtrohet qytetarëve. Çdo databazë elektronike ku qytetari fut të dhënat e tij, sipas ligjit, qytetari duhet të informohet se pse po i mbahen këto të dhëna. Duhet të jetë me interes se si do e hetojë Komisioneri për të Drejtat e Informimit këtë ankesë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version