Një arbitër në Angli u shtrëngua të largohej nga fusha me barelë pasi u godit me top në kokë gjatë takimit Suidon – Grimsbi këtë të shtunë.
Sam Purkis u dërgua në spital për kontrolle për shkak të tronditjes. Klubi i Suidon njoftoi të dielën se mjekët e lejuan të largohej, pasi nuk u konstatuan probleme.

