Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë. këtë bëri Argjentina ndaj Kroacisë në gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit teksa e mundi me rezultatin 3-0, i njëjti rezultat me të cilin skuadra kroate e mundi Albicelesten 4 vjet më parë në Rusi. Ishte një ndeshje ku u pa një Argjentinë shumë solide që nuk i la shumë shanse kroacisë me messin që fitoi duelin personal të numrave 10 me Luka modric. Në 25 minutat e para ishte Kroacia që qarkulloi më shumë topin dhe u duk se po e kontrollonte lojën. por Argjentina ishte solide dhe me kalimin e minutave filloi të shohë në portën e Livakovic teksa dha sinjalin e parë në minutën e 28 me Enzo Fernandez që u ndal nga portieri kroat.

Minuta e 34 ishte ajo që zhbokoi ndeshjen dhe protagonist u be Julian Alvarez. futbollisti i Manchester City u gjend i vetëm përpara Livakovic që shkaktoi penallti. Te pika e bardhë shkoi Messi me kapitenin e Argjentinës që arriti të dërgojë topin në rrjetë edhe pse Livakovic e kuptoi krahun duke i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës Albiceleste. për Messin ky ishte goli i 5 në këtë botëror dhe i 11 në karrierën e tij nëpër kupat e botës duke vendosur edhe një rekord të ri pasi kalon Batistutën si shënuesi më i mirë nëpër botërorë. pas vetëm 4 minutash, Argjentina i dha goditjen e dytë kroacisë pas një kundërsulmi të shpejtë të lindur pas një goditje këndi të kroatëve.

Ishte pikërisht Julian Alvarez ai që konkretizoi kundërsulmin e shpejtë duke shënuar golin e dytë dhe me avantazhin 2-0 të Argjentinës u mbyll pjesa e parë e sfidës. edhe në pjesën e dytë Kroacia u duk e pafuqishme për të bërë dicka për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve, ndërkohë që në minutën e 69 Argjentina shënoi edhe golin e tretë, ku protagonistë u bënë sërish Messi e Alvarez, me kapitenin që pasoi te sulmuesi i City me këtë të fundit që e dërgoi topin në rrjetë dhe rezultati shkoi në 3-0. në minutat e mbetura historitë e kësaj sfide nuk ndryshuan më dhe Argjentina siguroi një tjetër finale në historinë e saj, me Messin që vijon të ëndërrojë për të vetmin trofe që i mungon në palmaresin e tij, ndërsa Kroacia dhe Luka Modric shohin t’u shuhet ëndrra e madhe.

Tani Messit dhe të tjerëve nuk u mbetet tjetër veçse të presin gjysmëfinalen tjetër mes Francës dhe Marokut nga ku do të dalë kundërshtarja e Argjentinës në aktin final në këtë Botëror të Katarit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version