Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar për arrestimin e efektivit të policisë shqiptare, Klisman Nikolli në Itali, për grabitje banesash.

Në një postim në Facebook, Salianji e konsideron një rast skandaloz, por sipas tij nuk është i vetmi.

Salianji akuzon qeverinë se rekruton nga bandat kriminale për emërimet në polici. Deputeti demokrat thotë se qeveria me këta kryen paligjshmëritë dhe lejon klultivimin e drogës.

Portimi i Ervin Salianjit:

Polic në Shqipëri, skifter në Itali! Ditên punon në patrullën e përgjithshme të policisë, natën kapet në Itali duke vjedhur banesa. Rasti skandaloz nuk është i vetmi, qeveria përzgjedh, rekruton dhe sugjerohet nga bandat kriminale në emërimet në polici.

Këta i ka të ngjashëm, me këta kryen paligjshmëritë, lejon kultivimin dhe trafikun e drogës, lejon kontrabandën dhe ndërtimet, këta maskarenj i ka vendosur në shpinë popullit!  Dita po u vjen! Protesto!

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version