Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla. Me anë të një postimi që ka bërë në rrjetet e tij sociale, Artan hoxha shkruan se Alla duhet të kishte ikur që atëherë kur e paralajmëroi ai, duke iu referuar kohës që publikoi videon që aludohej se konsumonte lëndë narkotike mbi tavolinën e një lokali në Bulqizë. 

“Edhe i pata dale borxhit me kohe!!! Te kishte ikur qe në ate kohe sot nuk do perfundonte në burg…. SPAK arreston kryetarin e Bashkise Bulqize, Lefter Alla, i akuzuar per korrupsion dhe abuzime me tendera publik…”, shkruan Artan Hoxha.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version