Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani për vjedhje. Mësohet se ‘skifterat’ shqiptarë të moshës 35 si dhe 40 vjeç u kapën në flagrancë duke hyrë në një banesë në Obercatrop.

Në momentin që po hynin në banesë shqiptarët u panë nga një person i tretë, i cili njoftoi policinë. Teksa policia shkoi në vendngjarje, një nga shqiptarët tentoi që të largohej nga vendi duke u hedhur nga dritarja, por e pa mundur. Atyre gjithashtu iu sekuestruan të gjitha gjerat me vlerë që kishin marrë, ndërkohë që po punohet për të gjetur nëse ata janë autor të grabitjeve të tjera. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version