Mbrojtësi i djathtë brazilian Dani Alvesh është arrestuar për ngacmim seksual në Barcelonë. Ai kishte fluturuar në Spanjë për të sqaruar pozitat e tij, por është ndalur nga policia.
Lajmi është bërë i ditur nga media italiane “Corriere dello Sort”.
Ai është akuzuar nga një vajzë re, sipas së cilës Alvesh e ngacmoi në një diskoteke në Barcelonë fundin e vitit të shkuar, teksa po festonte me pjesën tjetër të ekipit.

Në asnjë moment, Braziliani nuk i pranoi akuzat për asnjë moment, por tashmë i duhet të përballet me situatën e rëndë që është krijuar.

