Është arrestuar në Aeroportin e Rinasit i kërkuari i drejtësisë turke, Emre Olur. Emre Olur njihet si këshilltari i bosit të krimit turk Sedat Peker i shpallur në kërkim nga drejtësia për lidhje me krimin e organizuar. Emre Olur pritej të deportohej drejt Turqisë duke qenë se atje ka një dosje hetimore ndaj tij por kjo nuk është bërë e mundur deri tani pasi ai disponon nënshtetësinë shqiptare.

Avokatët e tij janë shprehur se deportimi i tij drejt Turqisë do të ishte i paligjshëm dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut pasi ai disponon pasaportën shqiptare. Kjo ka krijuar dhe një ngërç në gjithë procedurat duke bërë që avioni që do trasnportonte Emre Olur-in të mos niset dhe ai të kthehet në paraburgimin e Rinasit deri në një moment të dytë sa të bëhet edhe sqarimi i gjithë procedurave.
Ndërkohë që autoritetet shqiptare janë në udhëkryq sa i përket ekstradimit të tij drejt Turqisë detaje të reja kanë dalë në dritë nga itenerari që Emre Olur ka ndjekur deri në momentin që u bë dhe arrestimi i tij në Rinas.

Ajo që mbetet “mister” është se si ka mundur të udhëtojë ai kur ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga shteti turk.
Sipas gazetarit investigativ turk, Erk Acarer Olur ka udhëtuar nga Shqipëria duke përdorur Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit drejt Emirateve të Bashkuara Arabe konkretisht në Dubai. Ai ka qëndruar për tre ditë atje dhe ka kërkuar leje qëndrimi por që i është refuzuar.
Kthimin për në Shqipëri, Olur nuk e ka bërë më linjë direkte Dubai-Tiranë por me tranzit nga Serbia. Mësohet se ai ka fluturuar njëherë drejt Serbisë dhe më pas sërish duke përdorur linjën ajrore është kthyer në Shqipëri ku dhe është kapur nga autoritetet pas sinjalizimit të autoriteteve turke për vendndodhjen e tij. Ekstradimi i tij drejt Turqisë u ndalua nga avokatët e tij të cilët janë shprehur se Emre Olur mban nënshtetësinë shqiptare dhe ekstradimi i tij do të ishte një shkelje e të drejtave të njeriut.

Emre Olur u arrestua në Rinas. Kanë qenë mediat turke ato që kanë raportuar për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Turqisë. Ishte gazetari investigativ Erk Acarer ai që me anë të një postimi në Tëitter shkruante se këshilltari i bosit të krimit turk ishte arrestuar në Shqipëri dhe se ishte i pajisur me nënshtetësinë shqiptare. Kur pritej që ai të ekstradohej drejt Turqisë duket se procedurat kanë qenë “ngërçi” që avioni të mos nisej dhe ai të rikthehej në paraburgimin e Rinasit. Emre Olur njihet si këshilltari i Sedat Peker-it, një prej bosëve të mafias turke dhe ky i shpallur në kërkim si i lidhur me krimin e organizuar. Mbetet e paqartë se si do të procedohet me ekstradimin e tij dhe nëse do të ekstradohet apo jo.
Marrë nga Dosja.al

