Një nga pastruesit më të mëdhenj të parave në Evropë të Kartelit Kinahan, Johnny Morrissey, i është dashur të ndërrojë këto pallate milionerësh dhe të takohet dhe të përshëndetet me të famshëm për të përfunduar një qeli të vogël burgu spanjoll. Vendbanimi i tij aktual në burgun ‘Alhaurin de la Torre’ është larg vilës luksoze me një pishinë dhe sauna pranë Marbellas, vend që ai dhe gruaja e tij skoceze Nicola, e quanin shtëpi pak para arrestimit të tyre të hënën.

Kalaja me shtatë dhoma gjumi, me vlerë 5 milionë euro shtrihet pas mureve të larta të veshura me gardhe metalike dhe kamera është vendi ku u arrestua Morrissey. Burime të vendosura mirë thanë dje se çifti u kishte dhënë me qira vilën pushuesve për gati 6,000 euro në javë, ndërsa ata “vendosën” diku tjetër pasi autoritetet amerikane identifikuan publikisht Morrissey-n si një anëtar kyç të Kartelit Kinahan.

Fqinjët thanë dje se kishin parë Morrissey duke vizituar rregullisht rezidencën gjatë javëve të fundit. Një vendas spanjoll, i cili kërkoi të mos identifikohej me emër, tha: Ai kishte makina të ndryshme, por më kujtohet që ai drejtonte një Range Rover të zi. Ai gjithashtu mburrej se kishte një automjet të blinduar. Ne e quanim El Calvo që në anglisht do të thotë ‘qeros’. Ai nuk tregonte sesi i fitonte paratë.

Policia spanjolle është e bindur se Morrissey ishte klient i rregullt në një poligon qitjeje pranë Malagas, e dinte se ditët e tij të lirisë po i afroheshin fundit pas zbulimit të aktivitetit të tij. Morrissey ishte një nga shtatë personat, duke përfshirë bosin e krimit Christopher Kinahan Sr dhe djalin e tij Daniel, të goditur me sanksione nga Departamenti Amerikan i Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja.

Nero Drinks ishte një nga tre kompanitë e përfshira në listë dhe të ndaluara nga tregtimi në Shtetet e Bashkuara.

Garda Civile spanjolle, e cila udhëhoqi operacionin kundër Morrissey, bëri me dije se i arrestuari dyshohet se ka ndihmuar bandat e krimit të pastrojnë më shumë se 200,000 milionë euro. Përfundim ky që ka dalë nga hetimet që zgjatën 18 muaj. Ata e përshkruan kartelin si “organizatën më të rëndësishme kriminale ndërkombëtare që operoi në Spanjë e dedikuar për pastrimin e parave”.

Metoda informale “Hawala” e lëvizjes së parave dihet se është adoptuar nga bandat kriminale që përdorin numra kodi, si psh. kartëmonedhat e grisura në gjysmë, për të vërtetuar se paratë janë detyrime financiare. Morrissey dyshohet se e përdori këtë metodë për të lëvizur sasi të mëdha parash, përfshirë trafikun e drogës.

Ai dhe një britanik, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u mbajtën në paraburgim. I prangosuri tjetër është një shitës i makinave të përdorura që thuhet se i ka siguruar Morrissey-t automjete të modifikuara, ku paratë mund të fshiheshin në ndarje të fshehta. Në pranga u vendos edhe gruaja e tij 46-vjeçare, por tani ajo është liruar me kusht. Aktualisht nuk dihet vendndodhja e saj./sundayworld.com

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version