Bosi i Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro, u arrestua pas më shumë se 30 vite në kërkim. Denaro ishte në një klinikë private në Palermo të Italisë kur më shumë se 100 karabinierië morën pjesë në arrestimin e tij. Pas 30 vitesh në arrati, që nga viti 1993, koka e mafias siçiliane u kap teksa trajtohej në klinikë private.
Hetimi që çoi në arrestimin e bosit mafioz u koordinua nga prokurori i Palermos, Maurizio de Lucia dhe zëvendësprokurori Paolo Guido. Ai konsiderohet të jetë një nga drejtuesit e rinj të Cosa Nostra pas arrestimit të Bernardo Provenzano më 11 prill 2006, dhe arrestimit të Salvatore Lo Piçolo në nëntor 2007. Messina Denaro u bë i njohur në shkallë kombëtare më 12 prill 2001 kur revista L’Espresso e vendosi në kopertinë me titullin: Eço il nuovo capo della Mafia(“Këtu është kreu i ri i mafies”, ose “Ja ku është bosi i ri i mafies”).
Ai ishte një i arratisur në listën e më të kërkuarve që nga viti 1993 dhe sipas revistës Forbes, ishte një ndër dhjetë kriminelët më të kërkuar në botë. Me vdekjen e Bernardo Provenzano në 2016 dhe Salvatore Riina në 2017, Messina Denaro shihet si bosi i pakundërshtueshëm i të gjithë bosëve brenda mafies. Ai u dënua në mungesë për një sërë vrasjesh të bujshme përfshirë këtu edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të anfimafias italiane, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

