Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike në jugperëndim të Londrës pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi që trafikonin njerëz në Mbretërinë e Bashkuar.
Shtetasi shqiptar u ndalua nga hetuesit e NCA herët mëngjesin e sotëm në zonën Tolworth Rise të Surbiton. Ai dyshohet për përfshirje në një grup shqiptar që transportojnë me gomone qytetarë nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Pas kontrollit në telefonat e adresës së shtëpisë së tij, u sekuestrua një tabletë dhe një sasi parash. 30-vjeçari, i cili nuk është identifikuar në mediat britanike, po merret në pyetje nga oficerët e NCA-së.
Shefi Rajonal i Hetimit të NCA Jacque Beer tha:
“Përpjekjet për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar me gomone janë tepër të rrezikshme dhe ne e dimë se një përqindje e lartë lehtësohet nga rrjetet e organizuara kriminale. Këto rrjete nuk kujdesen për sigurinë e atyre që transportojnë, ata kërkojnë t’i shfrytëzojnë për përfitim”.
Vetëm NCA ka më shumë se 60 çështje nën hetim për rrjete ose individë në nivelin më të lartë të krimit të organizuar të imigracionit ose trafikimit të qenieve njerëzore. Disa prej tyre qëndrojnë në krye të listës prioritare të NCA-së.

