Vllaznia e femrave shkruajti sot historinë, pasi për herë të parë do të shikojmë një skuadër shqiptare ne  grupet e Champions League.

Vajzat shkodrane  mundën Vorskla Poltava me shifrat 2-1 në Loro Boriçi, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1.

Si shkoi Vllaznia deri te suksesi? Futbollistja Megi Doçi motivoi në maksimum shoqet e skuadrës duke i mbledhur para fillimit të “betejës”, teksa zgjedh t’u thotë disa fjalë atyre.

Në fund, si duket, jepet efekti i duhur. Ekipi shqiptar i femrave feston në përfundim të takimit dhe me të drejtë. Nuk mund të mungonte një duartrokitje për të gjithë tifozët, që kishin mbështetur grupin gjatë gjithë kësaj periudhe.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version