Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po mban një konferencë për mediat, në të cilën po prezanton arritjet e këtij dikasteri, si edhe objektivat për vitin 2023. Në prezantim po marrin pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Arben Kingji, si dhe drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Haki Çako. Ministri u shpreh se viti 2022 ishte vit rekord i nisjes së projekteve të modernizimit të Forcave të Armatosura, e cila ka mbështetjen e SHBA-së.

Nisi ndërtimi i Bazës Ajrore taktike të NATO në Kuçovë. U nënshkrua kontrata e shërbimit Satelitor në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë. U rritën 30% pagat për ushtarakët e Forcave të Armatosura. Ky vit, rekord i projekteve të modernizimit të FA me mbështetjen e SHBA.

Nisi zbatimin projekti për ngritjen dhe fuqizimin e Njësisë Ushtarake të Mbrojtjes Kibernetike. Përfundoi faza e parë e projektit të komunikimit Tokë-Ajër-Tokë (GAG). FA do të ketë pjesë të saj sistemin raketor antitank “Javelin” dhe atë kundërajror “Stinger“. Nënshkruam marrëveshjen për shtimin e flotës ajrore me avionë luftarakë pa pilotë me kompaninë turke ‘Bayraktar’. SHBA aktivizoi në Shqipëri Shtabin e Përparuar të Komandës së Forcave Speciale amerikane’- tha Peleshi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version