Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka kthyer përgjigjie me humor kur u pyet për vendimin që u mor sot në mbledhje, ku u vendos që asnjë PD të mos regjistrohej në zgjedhje. 

PJESË NGA BISEDA: 

Nëse KAS lë në fuqi vendimin e KQZ, çfarë do i thoni nipërve dhe fëmijëve tuaj?

Celibashi: Kur të bëhem me nipër dhe mbesa do ua tregoj se çfarë do u them. Ishalla ndodh sa më shpejt, po ke durim prit deri atëherë.

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version