Atentati ndaj Bejtjas në Krujë, shoqërohen Durim Bami dhe Marklen Haka
Policia ka bërë të ditur se janë shoqëruar tre persona në komisariat, si persona që kanë dijeni për atentatin që ndodhi gjatë mesnatës në banesën e Gentjan Bejtjat. Sipas forcave blu, kontrollet janë ushtruar në tre banesa, duke bërë që më pas të shoqërohen 3 persona.
E po ashtu, Policia specifikon edhe moshat e djemve të Bejtjas, i cili ishte ‘tageti’ mirëpo shpëtoi edhe kësaj radhe. Për fat të keq, dy djemtë e tij, të moshave 13 dhe 10-vjeç mbetën të plagosur, ndërsa viktima është 29-vjeç.

