Tre vjet pas atentatit me tritol ndaj Preng Gjinit, Prokuroria ka pezuluar hetimet lidhur me ngjarjen dhe dosja i është rikthyer sërish Policisë së Shtetit. Pas verifikimeve të shumta dhe kqyrjen e kamerave te sigurisë, duket se hetimi nuk zbuloi asgjë për autorin. Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije për Report tv se as vetë i dëmtuari nuk bashkëpunoi me hetimin, pasi nuk dha asnjë emër personi që dyshonte se ia kishte vendosur bombën poshtë makinës së tij. 

Në dëshminë e tij Preng Gjini ka deklaruar se nuk është në hasmëri me askënd dhe se nuk ruhej nga ndokush pasi nuk ndihej i kërcënuar, por i ka treguar policisë edhe lokalet dhe akset rrugore ku ka lëvizur dhe kryer takimet, megjithatë asgjë e dyshimtë nuk e mori vëmendjen e grupit hetimor. Ndaj dhe si pasojë dosja e tij do të rihetohet pasi personi i fiksuar nga kamerat, i veshur me xhinse blu dhe bluzë të zezë, i cili mbante një çantë të kuqe në shpinë, nuk është gjetur.

Preng Gjini ra pre e një atentati në tek ura e Selitës në Tiranë më 15 shtator. Ai shpëtoi me dëme të mëdha shëndetësore dhe pas kurimit në spitalin e Traumës, familjarët e nisën për në Turqi. Gjini është vëllai i Armando alias Tonin Gjinit që gjithashtu ngeli i vrarë si pasojë e një atentati. Fisi Gjini njihet për përplasjet me fisin Reçi që datojnë nga viti 2016. Armando Gjini, i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol, pasi fatmirësisht ka mundur ta pikasë në kohë lëndën eksplozive.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version