Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në orët e para të mëngjesit të sotme, RENEA dhe oficerë të BKH-së kanë zbarkuar në Nikël, në vilën 3-katëshe të Ramazan Rrajës për të ushtruar kontroll dhe për ta marrë në pyetje nipin e deputetit të PS-së si person në dijeni, lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndojit.
SPAK pretendon se Ramazan Rraja, bashkë me kushëririn e tij që ndodhet aktualisht në burg, Redjan Rraja, kanë organizuar atentatin ndaj prokurorit Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019, ku mbeti i vrarë shoferi i shënjestrës, Andi Maloku.
Banesa e Rrajës është kontrolluar për rreth dy orë dhe brenda saj nuk është gjetur asgjë e paligjshme përveç. Në banesë ndodhej deputeti i PS-së Rrahman Rraja me familjen e tij. Ai është shprehur se nipi i tij është shpërngulur në Tiranë prej kohësh e nuk jeton më aty. Pas kontrolleve, efektivët dolën duarbosh që aty.

