Janë grupi i të akuzuarve për dy atentatet e bujshme të vitit 2005, të cilët do të përballen me personin që fillimisht bashkëpunoi por më pas ua nxori emrat në Prokurori.
Sipas të dhënave të Prokurorisë, bëhet me dije se do të jetë Luftar Reçi ai që do të bind trupën gjykuese në lidhje me gjithçka ka rrëfyer për grupin hetimor, nga i cili ai ka marrë edhe statusin e të penduarit në lidhje me ekzekutimet mafioze të Klodian Saliut dhe të biznesmenit Vajdin Lame bashkë me mikun e tij.
Dëshmia e Reçit u konsiderua si një prej “fitoreve” më të mëdha të SPAK-ut në kohën kur mundi t’ia dokumentonte dëshminë dhe madje edhe të niste verifikimin e thënieve të tij në lidhje me dy ngjarjet e rënda, dosjet e të cilave dukej se i kishte mbuluar pluhuri i viteve.
Ndonëse ish-miqtë e dëshmitarit kanë hedhur poshtë të gjitha faktet që ka dhënë i penduari i SPAKut, duke e pretenduar atë si me probleme psikike, në fakt prokuroria tashmë i ka çuar në Gjykatë të cilët do të përballen pikërisht me rrëfimin e atij që mund të konsiderohet edhe personi që ka hedhur dritë mbi dy prej krimeve më të rënda të ndodhur në harkun e 48 orëve të fundit të shkurtit të vitit 2005.
PËRBALLJA
Luftar Reçi, një nga bashkëpunëtorët e Prokurorisë së Posaçme SPAK, pritet të dalë para Gjykatës, në mesin e javës që vjen për të dëshmuar në procesin gjyqësor, kundër të pandehurve Indrit Taullai, Emiljano Shullazi, Viktor Imeraj, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Rusi.
Reçi, është dëshmitari kryesor i Prokurorisë që flet për vrasjen e Klodian Saliut në Durrës, Vajdin Lames dhe Artan Arsit, të ndodhur thuajse në një ditë në muajin shkurt 2005. Vrasja e Salihut dhe Lames, avokatët e 6 të pandehurve kanë kërkuar herë pas herë që Luftar Reçi është me çrregullime ankthi dhe dëshmia të mos i merret parasysh.
Thirrja e dëshmitarit, njëherësh dhe bashkë të pandehurit Reçi në këtë proces ka ardhur menjëherë sapo Gjykata pranoi kërkesat e avokatëve mbrojtës, të cilët dorëzuan 7 procesverbale pyetjesh që Reçi ka dhënë disa kohë më parë, përballë njerëzve të Drejtësisë. Të 7 të pandehurit, po përballen me akuzat e rënda të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, “Vrasje me dashje”, “Vrasje me Paramendim” të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Reçi, ka treguar në prokurori dinamikën, se si ka ndodhur krimi i rëndë, me tre viktima.
Ndërsa tashmë në 28 Dhjetor, treshja gjykuese Etleva Deda, Flora Haredinaj dhe Irena Gjoka, kanë ftuar dëshmitarin e akuzës, për tu paraqitur në ambientet e Gjykatës në orën 15:00, për të dëshmuar lidhur me atë çfarë di në lidhje me 3 vrasjet e ndodhura në muajin shkurt 2005.
2005
Ishte viti kur vendi u trondit nga dy vrasje të njëpasnjëshme në fundin e shkurtit të këtij viti. Viktimat ishin persona të njohur të botës së biznesit por edhe të përballjeve të fuqishme me bandat rivale. U desh njëri nga të pranishmit në hartimin e atyre dy ngjarjesh që pas më shumë se 15 vitesh të rihapte ngjarjet

