Trajneri i Velež Avdo Kalajdžić përshkroi detajet e tmerrit pasi autobusi me lojtarët e tij goditi një makinë.
Futbollistët e Velezhit janë nisur për në Srebrenik, pasi nesër po luajnë ndeshjen e javës së 20-të të Premierligës së Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa në Srednje autobusi me lojtarët është përplasur me një veturë.
Ata janë nisur për në Srebrenik, ku nesër i pret ndeshja e xhiros së 20-të të Premierligës së Bosnjë-Hercegovinës.
– Ne reaguam shpejt dhe i dolëm në ndihmë të lënduarve nga makina e shtypur – tha Kalajxhiç për “Avaz” dhe më pas shtoi:
– Në makinë ishin gjashtë-shtatë veta. Në mesin e tyre ishte një fëmijë, Zoti e dhëntë që të mbetet gjallë. I lutem Zotit për të, mezi e zbritëm nga makina, të gjithë ne – lojtarë dhe trajnerë, duhej të hiqnim pjesë të makinës për të ndihmuar të lënduarit. Më vonë erdhi ambulanca dhe i mori të plagosurit, katër-pesë prej tyre dhe dy vajzat që nuk ishin lënduar rëndë na mbetën me ne dhe të gjithë pasagjerët kritikë nga makina u dërguan në spital.

