Balla: Gjë tjetër nuk ke cfarë i bën. është e pandershme për Kuvendin që një non grata, një person që figuron në fatura të aksionerit të Porto Montenegro, është një person non grata si Saliu dhe aq rëndë sa ai. Si ka mundësi që Saliu vjen në parlament dhe kundërshton një vendim që është i pastër nga fondi më i madh i investimeve. Për ata që kanë 2 pare mend, presidenti i emirateve të bashkuara meriton respektin e shqiptarëve se na është gjendur sa herë që kishim nevojë. Ky sulmon emiratet dhe kompanitë. Ndjesë por është e pamundur që të mos reagojmë të gjithë një zëri që Berisha të mos ketë më vend në këtë sallë, i shpallur non grata nga SHBA, Britania e mos u habisni dhe nga BE, ai po përdor këtë foltore për ta bërë pis.
Buxheti i fundit i Saliut është pak më pak se gjysma e këtij buxheti. Ky është buxhet lufte dhe për mburojë sociale, PS ka qënë dhe do mbetet partia e njerëzve në nevojë. Nëse nuk e miratoni shkoni dhe jepni llogari pensionistëve dhe familjeve.

