Ish-zyrtarja e lartë e Kryeministrisë Alda Klosi dhe pastruesja e saj Rozeta Dobi, ditën e sotme janë ballafaquar në Prokurori. Ato janë drejtuar sërish për në ambientet e burgut. Klosi ka dalë duke qeshur nga Prokuroria, por nga ana tjetër të dyja ato i kanë qëndruar besnike dëshmive që kanë dhënën më herët.
Më herët, ish-zyrtarja ka vendosur t’i qëndrojë besnike versionit të saj të mëhershëm, se në shtëpinë e saj janë vjedhur 120 mijë euro 30 mijë dollarë dhe disa bizhuteri, ndërsa dyshimet thotë se i kishte të pastruesja Rozeta Dobi. Ajo iu tha hetuesve se paratë janë të xhaxhait të saj, përkundër kontradiktave që ka me rrëfimin e të vëllait. Ndërsa, këmbëngul se shuma prej 404 mijë eurosh dhe 8500 dollarë që u zbuluan në tubin e aspirimit në shtëpinë e pastrueses nuk i përket asaj, pasi nuk ka disponuar asnjëherë shuma të tilla.
Mbi Alda Klosin rëndojnë tre akuza, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe deklarim i rremë në hetuesi.

