Institucioni i Avokatit të Popullit ka dështuar të realizojë një studim mbi pasojat eknomike nga vendosja e fashës mbi 800 këh për shkak të mungesës së fondeve. Kështu u shpreh kreu i institucionit Erinda Ballanca. Ajo tha se ka bërë disa kërkesa në komision për një fond prej 3 milion lekësh por që nuk ishte miratuar. Në përgjigje kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka tha se duhet të marrin parasysh edhe kohën ku jemi duke jetuar për shkak të krizës.
Erinda Ballanca: Unë e kam ngritur herë pas here këtu në këtë komision kërkesën tonë që shpenzimet tona operative të rriten por kemi pasur problematika që do të donim të kishim ndërhyrë por nuk kemi kapacitete për të ndërhyrë. Një e tillë është çështja e energjisë elektrike dhe e fashës prej 800këh. Ajo është ndër ato çështje që ne mund të kishim bërë një hetim të veçantë. Këtë e kemi pasur të pamundur për ta bërë pasi nuk kemi kapacitete të brendshme për ta bërë një gjë të tillë.
Klotilda Bushka: Katër milion lekë janë në institucion. Mos më ndërprit. Më rezulton që buxheti për shpenzimet është rritur me 4.3 milion lekë. Buxheti është bërë para se të miratohet në Këshillin e Ministrave prandaj do të shtohet. Duhety të jemi të qartë për situatën që jemi duke kaluar. Uluni dhe njëherë me ralatorët dhe i saktësoni dhe njëherë këto të dhëna.

