Gazment Bardhi ka deklaruar se me Edi Palokën është diskutuar mbi mënyrat edhe versionet se si PD mund të dalë me një kandidat të vetëm.
Në emisionin “Open” në News24, ai foli për primaret duke thënë se nuk dëshiron ta quajë një veprim të njëanshëm.
“Nuk fola për qëndrimin e Palokës së për qëndrimin e tij flet vetë. Njëanshmëri do të thotë që sot kemi nisur një proces bisedimesh. Një javë më parë u mandatova për bisedime me Palokën për mundësitë për të dalë me një kandidat të vetëm.
Kemi qenë të gatshëm për bashkëpunim që atë ditë. Ramë dakord që do shkojmë në bisedime, nuk dua t’i quaj negociata, pa vendosur e pa pranuar kushte. Morëm konfirmim publik nga ana tjetër që edhe ata nuk do të vendosin kushte.
Kur informoja grupin për takimin me Palokën, sepse kam marrë një mandat nga kolegët dhe kam detyrimin për transparencë, kolegët me informuan që kishin vijuar një proces të nisur ndërkohë që ne sapo ishim vendosur në bisedime. kam kërkuar mos dalim në konkluzione gjatë ditës së sotme. bisedimet duhet të vijojnë. Kur themi që bisedimet duhen pa kushte, palët nuk duhet të qëndrojnë në qëndrime të ngurta. Nuk dua të quaj akt të njëanshëm atë që ka ndodhur. Me Palokën folëm mbi versionet e mënyrat si dalim me kandidat të përbashkët. Në parim askush nuk ka asgjë kundër votës në PD por duhet një analizë e thellë mbi situatën ku jemi”, theksoi Bardhi.

