Ildi Sulaj dhe Gentian Sefa janë vënë në pranga nga autoritetet britanike pasi janë kapur në një shtëpi ku ishte kultivuar kanabis. Më konkretisht, të rinjtë janë prangosur gjatë dy bastisjeve. Sulaj pasi u kap gjatë një bastisjeje më 6 dhjetor në Chesterfield.
Të enjten, më 29 dhjetor, anëtarët e ekipit të policisë së Derbyshire, bastisën një pronë në Catherine Street. Brenda banesës oficerët zbuluan fermën e kanabisit dhe arrestuan 19-vjeçarin Sefa.
I riu Ildi Sulaj u deklarua fajtor për rritjen e kanabisit para gjykatës. Gentian Sefa u arrestua nën dyshimin për përfshirje në prodhimin narkotikëve dhe vjedhje të energjisë elektrike. Të dy të rinjtë, janë lënë në burg nga autoritetet britanike dhe presin dënimin.

