Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka caktuar masën esigurisë “arrest me burg” për 22-vjeçarin Bjorni Shushari, pasi dhunoi për vdekje 54-vjeçarin Krenar Bisku, pasi i hyri në banesë për të vjedhur disa pula. Shushari ndodhej në burg deri më tani, pasi u arrestua nga Policia, fill pas ngjarjes.

Avokati i të riut tha se klienti i tij ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe se do ta apelojnë vendimin e Gjykatës.

“Ne deklaruam se ai ka konsumuar nenin 19 të Kodit Penal, atë të vrasjes në kushte e mbrojtës së nevojshme të personit. Nga provat dhe faktet, plotësoheshin të gjitha kriteret që ai të marrë pafajësinë. Në rastin konkret u bë një debat i fortë mes akuzës dhe mbrojtjes së tij, për problemin nëse janë tejkaluar kufijtë e nevojshëm ose jo, dhe shkaku kryesor sipas nesh nuk ka qenë se klienti që unë mbroj e ka sulmuar me mjete të forta, të cilat përbëjnë tejkalim të masës së mbrojtjes së nevojshme, por për këtë arsye gjykata nuk e mori në konsideratë dhe për shkak se kemi një viktimë, dhe s’kemi arsye tjetër, dhe për këtë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Ne do ta apelojmë këtë vendim dhe jemi të bindur se vepra që ka kryer nuk përbën rrezikshmëri shoqërore,”- tha avokati.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 25 shkurtit kur 54-vjeçari Krenar Brisku u fut në banesën e familjes Shushari për të vjedhur pula, e pikërisht në atë moment, i riu e kapi dhe e dhunoi duke i shkaktuar fraktura të rëndë në kokë dhe në trup. Edhe pse është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Beratit, e më pas është sjellë tek “Trauma” në Tiranë për mjekim më të specializuar, fatkeqësisht, Bicaku nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe ndërroi jetë më 4 mars 2023.

Bjorni Shushari, vetëm 22 vjeç vijon studimet për Ekonomi-Biznes dhe natën e ngjarjes ka qenë vetëm në shtëpi, pasi prindërit e tij nuk ndodheshin në banesë. Ai ka dëgjuar zhurmë, e ka dalë për të parë se çfarë do ndodhte, ku edhe pikasi hajdutin.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version