Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi ambasadoren Yuri Kim se është pjesë e kontakteve të zyrtarit të FBI, Charles McGonigal. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, fill pasi takoi aleatin e tij, Ilir Meta, Berisha i bëri thirrje FBI të hetojë Kim dhe rolin e saj në këtë çështje.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kodi i Heshtjes po respektohet me fanatizëm nga guvernatorja që nuk ka lënë gjë pa komentuar. Nuk shqipëron një fjalë të vetme, nuk ka një shprehje të vetme, si ka mundësi kjo? çfarë interesash përfaqëson guvernatorja? A ka shqiptar që nuk pret një reagim të saj? Ju them unë, komentet për këtë ngjarje janë përvëluese për ata që janë të implikuar. Në llojin e saj, guvernatorja është një McGonigal. Ndaj saj janë lëshuar akuza të çdo lloji, nëse McGonigal nisi me manipulimet për dosjet ruse, ajo vazhdoi veprën e tij të zezë me shpifje dhe trillime, me sulme aprincipiale. Nuk ka parime nuk njeh vlera. Duke rendur nga zyra në zyrë e nga studioja në studio për të shkatërruar opozitën dhe për ti caktuar asaj kryetarin. Por nuk e mendoj unë që është kjo që e ka bërë të heshtë. Arsyet janë të tjera. I bëj thirrje FBI dhe agjencive amerikane të hetojnë qëllimet ndaj McGonigal. A ka informuar ajo vendin e saj për takimet me të? Për veprimtarinë e tij dhe vizitat e shpeshta në Shqipëri? A ka informuar ajo për Derispaskën dhe kompanitë e tij në Shqipëri? 

Ky reagim vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version