Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Arben Ahmetaj ndodhet nën mbrojtjen e SPAK-ut si dhe të kryeministrit Rama. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha shkruan se nëse preket Ahmetaj bien brenda dhe vet Rama bashkë me SPAK-un. Po ashtu kryedemokrati ka theksuar faktin se Rama është një armik i votës së lirë.
“Për Arben Tigrin, Sali Berisha dhe opozita ka folur më shumë se për çdokënd tjetër. Por Arben Tigri është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it dhe Edi Ramës. Sepse një qime floku po i lëvizi atij, bie Edi Rama dhe vetë SPAK-u që është i përvëluar nga paratë e inceneratorëve. Sali Berisha dhe opozita nuk do kursejë asnjë njeri në këtë përpjekje. Edi Rama është armik i egër i votës. E gjithë beteja jonë është largimi i tij nga pushteti. Unë e konsideroj akt patriotik vendimin e çdo emigranti dhe qytetari të diasporës të vijë dhe të votojë në Shqipëri. Ne do bëjmë gjithçka që të votoni në vendet ku jetoni për zgjedhjet në Shqipëri.
Beteja jonë do të vazhdojë deri në fitoren tonë,” tha Berisha.

