Nga ana tjetër, ministrja iu përgjigj duke i kujtuar kompleksin “Partizani”, që sic tha ajo ja dha familjarëve të tij pa pyetur për asnjë ligj. Spiropali kërkoi nga SPAK qe te nise hetimet.
Spiropali e quajti Berishën “pensionistin më të shtrenjtë në Shqipëri”, ndërsa listoi ndihmat e qeverisë për qytetarët.
DEBATI
Spiropali: Pse e bën dorën ashtu apo ke ardhur nga Gjiri i Lalëzit e nga pishinat ku ke qenë dhe mendon se mundtë bësh ndonjë revolucion. Ke bërë gati laptopim, a është pasqyrë më thotë zoti Braçe.
Se ka pensionistë e pensionistë, doktor po si duket as këta nuk i ke se kur u mblodh grupi parlamentar nuk e zgjodhe dot kryetarin. Është ai që ishte. Paga minimale do të rritet, për të shkuar në 40 mijë deri në fund të mandatit. Këto janë ato që doja të thosha se për pensionistët flet ai agtje. Je pensionisti më i shtrenjtë por do të durojmë deri në fund
Berisha: Makiaveli shkruan, nëse do të njohësh inteligjencën e sundimtarit shif ata që ka përreth. Meqë zonja u gozhdua tek pensionistët e vërteta është që nuk mund të mohohet se ajo ka dhembshuri pedologjikë për një pensionist të vetëm në Shqipëri.
Dëgjoni t’ju lexoj.
Mirëmbrëma zoti Berisha, jetoj në Frakull të Fierit. Dua të tregoj si po shfarosin pronat që i përkasin publikut. Në Farkull ndodhet një fushë futbollit që i përkiste ekipit, por ka dy vite që është vërë private.
Prona është bërë private nga vjehrri pensionist i Elisa Spiropalit. Dhembshuria jote për pensionistet konkretizohet në mënyrë të shkëlqyer i nxjerr fëmijët dhe vjehrri lumturohet. I është dhënë me ndërhyrjen e zonjës Elisa nga bashkia e Subashit.
Spiropali: Ç’punë keni ju me këtë që do ti përgjigjem unë atij. Kur përmend fushat ka kompleksin Partizani, se i djeg ajo e kompleksit Partizani që ja dhe familjarëve me topa e toka, pa asnjë kujdes për ligjin dhe procedurën dhe pa asnjë kujdes për fytyrën e tij.
Unë një pyetje kam për kompleksin Partizani. Ky SPAK nuk e di këtë nuk e ka parë atë dosje? Nuk e di si janë gllabëruar me toka, fusha nga soji e sorollopi. Mendoj se e kanë para syve dhe shpresoj ti dëgjojë një ditë.

