Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bllokon sërish Foltoren e Kuvendit. Së bashku me deputetët e PD-së, Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi e të tjerë, iu janë bashkuar Berishës pranë foltores. Kjo ka bërë që Garda të vihet në gatishmëri. 

Berisha dhe deputetët e PD-së, kërkojnë që në seancë plenare të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama, në mënyrë që zhvillojë mocionin me debat për çështjen e takimeve me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Deputetë të Partisë Demokratike depozituan sot kërkesën për ndryshimin e Rendit të Ditës në Seancën e sotme Plenare. Ata kërkuan që seanca të niste me mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e takimeve të tij me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version