Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha konfirmoi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, ndërsa i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos marrë urdhëra politikë për të penguar opozitën.
Sali Berisha: KQZ njeh vetëm vendimin e 25 marsit 2022, nëse zbaton porositë politike të një njeriu që meriton të jetë për aktin korruptiv në burg, për dëmin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe ju garantoj juve se për 2 ose më shumë dekada, dëmi nuk riparohet. SHBA e pret këtë akt nga Koreja, Mianmari, Putin e Lukashenko e jo nga një vend anëtar i NATO. Shqiptar, përbuzeni këtë njeri pa moral.

