Kryedemokrati Sali Berisha kërkoi që FBI dhe Kongresi Amerikan të marrë nën hetim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Në fjalën që mbajti në Korçë, Berisha e akuzon Kimin se ka ndërhyrë në vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit për vulën e PD-së.

Ai ka akuzuar edhe kryeministrin Edi Rama se shpenzon 10 mijë euro në një darkë, kur paguhet shumë më pak se aq. Në fjalën që mbajti në Korçë, Berisha tha se Rama fluturon me charter që ka dhe dhomë gjumi e gjithashtu blen 4 milion euro një vazo me lule për zyrën e tij.

Berisha tha se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë në përfundimin në gjatë vitit 2022 janë vjedhur 122 miliardë lekë. Ai tha se me këto para mund të ishin rritur rrigat e shqiptarëve me 130%. Berisha tha se kryeministri Edi Rama u qëndron qytetarëve si me çekan në kokë duke i mbajtur nën presion për rritjen e çmimit të energjisë.

Kreu i PD-së u shpreh se në vendin tonë shkollat janë shembur me preteksin e dëmeve që kishin pësuar nga tërmeti i vitit 2019. Ai tha se e vërteta ka qenë se Bashkitë kanë vjedhur fondet. Si shembull mori shembjen e shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, për të cilën tha se ka kushtuar 7 milionë euro.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version