Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të bëjë me dije se kush i ka bërë publike dokumentet për faturat e paguara të hoteleve për ish-ministrin Arben Ahmetaj. Në fjalën e tij, Berisha tha e gjitha është betejë persona dhe e ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe Ahmetajt. 

Intervista e tij mbrëmë hodhi dritë të plotë mbi të vërtetat, të cilat në këtë sallë, që nga viti 2014, i kanë denoncuar zyrtarë të PD, gazetarë. Beteja është e ashpër, është personale midis Ramës dhe Ahmetajt. Edhe dy vjet po të rrëmonin, nuk mund të imagjinoni kush ia dha Adriatik Doçit faturat që i mohonte Arben Ahmetaj. Pra, nëse ai nuk e bën publik, do detyrohem t’i bëj publike. Ua them këtu sot. Po dole për të bërë transparencë, bëje të plotë se do detyrohem t’ia them këtu. Se këtu siç e shihni, personazhet në skenë janë qeveritarë mafiozë. Këta janë e keqja e vendit ndaj dhe ne do i denoncojmë!,”-tha Berisha.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version