Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se pas serave me kanabis në Berat qëndron ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe këshilltari i tij, Arianit Arapaj. I pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha lexoi një denoncim që kishte marrë. Personi që i shkruante tregonte se shefi i policisë Edmond Targaj, ishte urdhëruar nga Arapaj, këshilltari i Çuçit që të mos e ‘prekte’ serën në fjalë. Sipas Berishës, urdhri ishte dhënë nga Çuçi dhe duhej zbatuar.

Fjala e Berishës:

Nuk ka moral këtu. Ku është kjo? Ke shkuar për të takuar Viktorin në burg apo jo? Thuaja pak shqiptarëve, çfarë lidhje ke me 5 tonët e drogës që erdhën në Çervenakë. Ku e keni atë Çuçin e familjes. A e dini e kujt ishte sera e Beratit, ua them unë?

Berisha lexon mesazhin:

“Mirëmbrëma doktor, me datën 11 nëntor në Berat është goditur një serë e kultivimit të kanabisit dhe janë sekuestruar mbi 2 ton kanabis dhe sasi e tërë e bërë gati për mbjellje. U përjashtuan e gjithë policia gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Beratit, vetëm drejtori i policisë Edmond Targaj u kalua në Akademinë e Policisë. Nga informacion 100% i sigurtë doktor, drejtori i Beratit ishte drejtues dhe menaxher i aktivitetit kriminal. Por në këtë situatë Edmond Targaj shkoi tek ministri i familjes Çuçi dhe i tregoi se unë nuk kam bërë gjë tjetër se vetëm kam zbatuar porosinë e bosit të drogës në ministri, Aranit Arapi, i cili më ka folur në emër tuaj dhe i tregoi komunikimin me sms. I tregoi komunikimin me sms, në të cilën Arapi i thoshte se ministri kërkon që ajo sera të mos preket. Dhe ky, pas kësaj bisede anuloi menjëherë e Targës nga Policia e Shtetit”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version