Kryedemokrati Sali Berisha ka mbetur pa komisionerë në zgjedhjet lokale të 14 majit, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi PD-në e Enkelejd Alibeajt si grupimin që ka të drejtë të propozojë komisionerët për zgjedhjet vendore. Në mbledhjen e zhvilluar sot, duke qenë se Gjykata nuk ka vendosur ende për kreun e PD-së, KQZ ka vijuar punën me dokumentet e vjetra që ka, ku kreu i PD-së rezulton ende Lulzim Basha, i pasuar nga Alibeaj.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar se si do të përcaktohen anëtarët e Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZA) për zgjedhjet e 14 majit. PS do të propozojë 2 anëtarë për çdo KZAZ si partia më e madhe e mazhoranancës, e po ashtu edhe Partia Demokratike ka të drejtë për 2 emra pasi është partia më e madhe e opozitës. Më pas, nga një anëtar do të ketë Partia SocialDemokrate dhe Partia e Lirisë. Ndërsa anëtari i shtatë do të cakohet me short,”- tha Celibashi.

Përfaqësuesit ligjor të Berishës munguan në mbledhje, ndërsa në vendin e juristit që përfaqëson zyrtarisht zyrtarisht Partinë Demokratike, u pa i ulur Indrit Sefa, i cili mbron edhe juridikisht grupimin e Alibeajt jo vetëm ne gjykatë por edhe në institucione. 

Nga ana tjetër, KQZ u dha ‘ok’-n dhe dy kandidatëve që ishin bërë pjesë e verifikimit të thelluar, Agron Kapllanaj dhe Kleo Murataj.

Kapllanaj u bë pjesë e verifikimit të thelluar nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për një vjedhje të kryer afro 20 vite më parë në Itali. Për veprën penale që ka kryer, ai është dënuar në vitin 2004 nga një gjykatë në Firence me 2 vjet burg dhe 300 euro gjobë, por deri më sot problem ishte formulai i dekriminalizimit. Për Prokurorinë e Përgjithshme, Kapllanaj është “i rehabilituar” dhe mund të garojë në zgjedhjet lokale të 14 majit. 

“Nga verifikimi i kryer nga Prokuroria e Përgjithshme, Kapllanaj vijin të mbajë në kurriz dënimin me 2 vjet burg në Itali në 2004 për akuzën e vjedhjes, KQZ-ja vëren se Kapllanaj i ka pranuar akuzat në fletën e vetëdeklarimit të bërë. Nisur nga kjo KQZ-ja i është drejtuar Prokurorisë për verifikimin e këtyre të dhënave, ku rezulton me dënim të formës së prerë nga Gjykata e Fierences me 2 vite burg dhe 20 euro gjobë. Rezulton se ka qenë në hetim në vitin 2012, por nuk rezulton se ka pasur urdhër ndërkombëtar. Kapllanaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të tij si subjekt zgjedhor,”-deklaroi në mbledhjen e sot, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

I njëjti argument u pranua nga KQZ-ja edhe për Kleo Muratajn, kandidat për deputet i propozuar nga Partia Social Demokrate e Shqipërisë për qarkun e Tiranës. Ndryshe nga Kapllanaj, Murataj ishte dënuar në Shqipëri në vitin 1991 me 2 muaj riedukim për armëmbajtje pa leje. Pra edhe ai është rehabilituar.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version