Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme mbledhje me kandidatët e PD për kryetar Bashkie.

Kryedemokrati tha se kryeministri Edi Rama me vendimin e fundit të gjykatës ka konfiskuar vulën e partisë, 3 ditë para skadimit të afatit për regjistrim në KQZ.

“Duke menduar se do mund të na pengojnë të marrim pjesë dhe të fitojmë zgjedhjet më 14 maj, si burracak, ai shtyu gjer 3 ditë para skadimit të afatit vendimin e parafabrikuar të gjykatës së kontrolluar 100% prej tij dhe konfiskoi vulën e partisë. Mendoi se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë. Ai s’do shpëtojë kurrë nga PD, e cila u ngrit si feniksi nga hiri apo labirintet e kurtheve të paimagjinueshme shqiptare dhe ndërkombëtare dhe vjen sot më e fuqishme se kurrë në një betejë me një monizëm të plotë”-tha Berisha.

Berisha deklaroi se Edi Rama ka ngritur një sipërmarrje në Singapor. Në fjalën e tij, ai theksoi se ‘parukja’ Endri Fuga ka dhënë dorëheqjen për t’u marrë me këtë sipërmarrje

Me tej ai tha se vendimi për vulën e PD-së është dërguar nga Elira Kokona. Berisha tha se gjykatësit lexuan një shkresë që u kishte ardhur nga Kokona, e cila sipas tij është një eksponent i rrezikshëm i mafies së Edi Ramës.

“Në këtë kontekst keni një epërsi shumë të madhe nga kandidatët e mafies shtetërore. Edi Rama me qëllim që të na pengonte që të hynim në zgjedhje e shtyu në tre ditët e fundit vendimin e gjykatës. Gykatësit lexuan një shkresë që u kishte ardhur aty me Elira Kokonën, një eksponent i rrezikshëm i mafies së Edi Ramës. Ky skenar nuk ishte vetëm i Edi Ramës. Morën peng ish kryetarin dhe duhet t’u them ju dhe qytetarëve shqiptarë se ka qenë kundërshtimi im i prerë para të dërguarve të Bashës dhe Ramës që PD të bëjë koalicion me PS, ai që pastaj nxiti të gjitha veprimet ndaj meje”, deklaroi Berisha.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version