Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të hetojnë gjithçka që ka ndodhur me Opozitën në Shqipëri. Në fjalën e tij para protestuesve, Berisha tha se në zyrën e kryeministrit Rama kanë shkuar njerëz të kartelit Sinaloa dhe janë marrë qese me para për të sulmuar Opozitën. Ai shtoi se duhet hetuar edhe veprimtaria e Soros në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

I bëj thirrje SHBA dhe BE të hetojnë se çfarë ndodhi me opozitën shqiptare. Edhe njëherë theksoj, nuk ishte aleancë mes qeverive perëndimore dhe Edi Ramës. Por aleancë e rrezikshme mes individëve, ambasadorë, zyrtarë, që bënë gjithçka për të mëbshtetur Edi Ramën. Që dolën nga ato zyra me njerëzit e Sinaloas, që morën qeset nga Duçkat e Ramës, vetëm që të na mposhtin ne. Nga kjo tribunë, në emrin tuaj, në emrin e shqiptarëve që janë sot dhe që mbyllën sytë për ideale demokratike, i bëj thirrje qeverisë së SHBA, Kongresit, institucioneve të vendit të madh, të hetojnë të gjithë çfarë ndodhi këto ditë me opozitën shqiptare. Të hetojnë veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri, se si ky multimilairder bëri gjithçka për të ngritur në piedestal këtë kryekorruptor. I bëj thirrje Parlamentit Europian, qeverive të vendeve mike, të hetojnë dhe shqyrtojnë. Skandalet e Duçkës së Edi Rramës janë zinxhir. I garantoj se do vazhdojmë betejën e pamposhtur deri në fitoren e revolucionit demokratik.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version