Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla u arrestua vetëm sepse deklaroi se do rikandidonte për kryebashkiak. Gjatë deklaratës për mediat, Berisha u shpreh se arrestimi i tij edhe pse u servir si një akt i drejtësisë së pavarur, ishte një akt i drejtësisë politike.
“Fushata po ecën me një ritëm dhe entuziazëm të veçantë. Kandidatët e shpellës apo dajakut, janë sot kandidatët më të përçmuar në 32 vite. Siç e shihni, nuk dalin dot me qytetarët, siç e shihni, janë të pranishëm vetëm në montime dhe manipulime të turpshme televizive. Ndiqeni fushatën e Veliajt, vetëm figurantë dhe truke televizive. Të tjerë nuk duken fare. Ata që kundërshtojnë, arrestohen brenda orëve. Narko-trafikanti i Bulqizës kishte dosjet palë-palë prej vitesh. Por nuk i futej gjë në këmbë, madje drejtësia e Edi Ramës e ekzonoronte edhe kur thithte kokainë. Në momentin që deklaroi se do rikandidonte dhe nuk e pyeste partinë, pas pesë orësh iu vunë prangat. U servir kjo si një akt i drejtësisë së pavarur, në fakt ishte një akt i drejtësisë politike,” tha Berisha.

