Aplikacioni i ‘Facebook-Messenger’ është bllokuar. Sipas Down Detector, një faqe interneti që monitoron ndërprerje të tilla, raportet e problemeve filluan të shfaqen rreth orës 14:30 BST (09:30 ET). Përdoruesit thanë se nuk mund të dërgonin mesazhe, por të tjerë raportuan se nuk mund t’i merrnin ato dhe disa thanë se nuk mund të hynin as në aplikacion.
Një numër vendesh janë prekur nga ndërprerja, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Kompania mëmë e Facebook, Meta, nuk ka zbuluar ende shkakun e problemeve. Ajo vjen pak më shumë se gjashtë muaj pasi Facebook, Instagram dhe Facebook Messenger pësuan një ndërprerje dy-orëshe në korrik të vitit të kaluar.
Më shumë se 2,600 përdorues raportuan probleme me Instagram, sipas Down Detector, me 3,200 që përjetuan probleme me Facebook Messenger. Në ndërprerjen e fundit, rreth 74 për qind e përdoruesve të Messenger kanë thënë se kanë probleme me dërgimin e mesazheve. Një tjetër 16 përqind u ankuan se nuk ishin në gjendje t’i merrnin ato, ndërsa 11 përqind kishin probleme me aksesin në aplikacion në përgjithësi. Londra dhe Mançesteri në Britaninë e Madhe janë ndër zonat ku janë raportuar më shumë probleme. Rreth 800 njerëz në Britani kanë regjistruar ankesa përmes Down Detector.

