Kievi zyrtar ka bërë një bilanc të sulmeve ajrore të kryera në një javë nga ushtria ruse. Sipas Kievit, forcat ruse kanë kryer 355 sulme ajrore, ndërsa kanë lëshuar 15 raketa, 86 dronë kamikaze Shahed, në territorin ukrainas.
Forcat ukrainase kanë çliruar deri më tani 31 kilometra katrorë territor në sektorin Bakhmut, nga të cilat 7 javën e kaluar, por situata në lindje të vendit është “e vështirë”.

