Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë, i varur brenda shtëpisë së tij në Komunën Ampelophytos (Agorelitsa) në Pylos-Nestoros, Greqi.

Viktima u gjet nga të afërmit e tij, shkruajnë mediat greke.

47-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte baba i katër fëmijëve.

Gjithashtu ai ishte pronari i një minimarketi në Ampelophytos.

Hetimet paraprake nuk kanë gjetur asnjë arsye për vetëvrasjen e shqiptarit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version