Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, është takuar mëngjesin e së shtunës fermerët e Lushnjes. Gjatë bashkëbisedimit, një nga sipërmarrësit e zonës u bëri thirrje emigrantëve që kanë shkuar jashtë që të kthehen sepse në Shqipëri mund të manipulojnë deklarimet. Ndërkohë që kryeministri është shprehur se janë në dijeni, por nuk e “ngacmojnë” fshatin.
BISEDA:
Fermeri: Ka shumë për të dhënë por i bëj thirrje të gjithëve që të kthehen sepse rrogat i kemi çuar më shumë sesa deklarojmë.
Edi Rama: Edhe e thotë ky këtë sepse ne, kemi sektorin më të pataksuar bujqësor të botës jo të Europës. Rrogat i kemi më shumë seç deklarojmë. Natyrisht që po. është problem i madh për ne shtet, por tek fshati ne nuk e kemi gërmuar këtë pjesë. Nuk ka më ç’bën një shqiptar në Itali e Greqi, këtu ka ç’bën në sektorin bujqësor.

