Hetimet për zbardhjen e një prej ngjarjeve më komplekse dhe të rënda ndaj goditjes së zyrtarëve të shtetit shqiptar është dhe vrasja e ish drejtuesit të lartë të policisë Artan Cuku.
Një ngjarje e cila pavarësisht arrestimit të ekzekutorit ngërthen shumë mistere, të pathëna dhe të pazbuluara për porositësit e vrasjes, arsyet dhe motivet.
Një histori e cila merr spunto në dhjetor të vitit 2012 kur policia e vlorës në atë kohë që drejtohej nga Artan Cuku njoftoi me një konferëncë për media se kishte arrestuar Bledar Jambellin , i dyshuar për tre vrasje me pagesë të Amarildo Delaj, Shpëtim Muka dhe Ervis Shehut vrasje të kryera përgjatë viteve 2006 -2012.
Sipas të dhënave që vijnë nga punonjës të burgjeve të asaj kohe dhe prova të cilat i disponon dhe grupi hetimor aktual , Bledar Jambelli shkruan në murin e dhomës dhe të korridoreve Artan Cuku do të vras apo Artan Cuku ti do vdesësh.
Një kërcënim që nuk u mor kurrë në konsideratë seriosisht por i cili dëshmonte mllefin dhe urrejtjen e akumuluar nga fieraku.
Bledar Jambelli e akuzonte Cukun se në bashkëpunim me ish shokë të tij nga Vlora i kishin sajuar vrasjen e Amarild Delajt dhe donin ta zhysnin edhe për vrasjet e tjera.
Në rrethana ende të paqarta për mungesë provash Bledar Jambellit arriti të dilte nga burgu pasi nuk iu arritën ti provoheshin vrasjet për të cilat akuzohej.
Sa i përket ekzekutimit të Artan Cukut një vit më parë (08.04.2017) pas kërkesës së Prokurorisë , Gjykata e Krimeve të Rënda me vendimin nr. 292 datë 12.06.2017 ka caktuar ndaj Bledar Jambellit (Rikardo Muho) masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të vrasjes së punonjësit të policisë së shteti të kryer në bashkëpunim./sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version