Sistemi TIMS ka rënë sërish në pikat kufitare të vendit tonë.
Burime të www.sosnews.al bëjnë me dije se në pikën doganore të Kapshticës sistemi TIMS punon me ndërprerje të sistemit kurse pikat e tjera si ajo e Qafë Thanës, Tushemishtit dhe Goricës paraqesin probleme dhe punonjësit e doganës janë duke punuar manualisht.

Sistemi është bllokuar edhe në doganën e Kapshticës dhe po punohet manualisht.
Probleme ka patur edhe në Kakavijë ku verifikimi i kalimtarëve po bëhet me regjistrat manual, por raportohet se nuk ka fluks kalimesh.
Po punohet manualisht edhe në Portin e Durrësit për imbarkimin në dy tragetet e mbrëmjes së sotme të planifikuara për lundrim drejt Barit.

