Bonusi i bebeve do të jepet gjatë vitit të ri njësoj siç u dha për 42.060 fëmijë gjatë vitit 2022. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, teksa tha se 11 fëmijët që erdhën në jetë ditën e parë të Vitit të Ri kanë përfituar bonusin e bebes. Rama shton se programi i cili mbështeti 42.060 fëmijë gjatë vitit që lamë pas, do të vijojë të funksionojë.

“Gëzuar! Me bonusin e bebes për 11 fëmijët e parë që erdhën në jetë në ditën e parë të Vitit të Ri, ashtu sikurse u mbështeten 42,060 fëmijë gjatë vitit 2022 e do të vijojnë të mbështeten me këtë program, ju uroj një vit të mbarë e të shëndetshëm”– shkruan Rama.

Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version